Futboll Premier League

Newcastle pret Manchester Cityn, kërkon një fitore që mungon prej 12 vitesh

Java e 20-të e Premier League do të vazhdojë mbrëmjen e së mërkurës me ndeshjen që do të zhvillohet në “St James Park” mes Newcastle dhe Manchester City. Miqtë kanë marrë fitoren e 17-të radhazi në kampionat kundër Sëansea-s në javën e fundit të Premier League, me ndeshjen që është mbyllur 4-0 për ekipin e Pep Guardiola.

Në rrugën e tyre, të mërkurën, do të jetë Newcastle i Rafa Benitez, që është kthyer te fitorja në javën e 19-të, duke mundur 3-2 ekipin e West Ham në transfertë. Ky ka qenë suksesi i vetëm i bardhezinjvë në dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Para sfidës ndaj “Hammers”, ata kanë regjistruar tetë humbje dhe një barazim. Nuk do të jetë aspak e lehtë për vendasit t’i japin vazhdimësi rezultatit pozitive të marrë në javën e fundit, duke parë se përballë do të kenë një ekip si Manchester City, që nuk ka ndërmend të ndalet.

Përballjet direkte
Newcastle nuk fiton një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi kundër Manchester City që nga 2005-a. Gjithashtu, miqtë janë të pamposhtur në 20 nga 21 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Newcastle në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar të paktën dy gola në 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Premier League. Për më tepër, Newcastle ka humbur të katër ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Related posts

SHËNOI GOLIN E FITORES NDAJ UKRAINËS/ Heroi Baumgartner “kërcënon” Italinë: Aventura jonë nuk ka mbaruar ende

Delo.autor

​Lufta mes Barcelonës e PSG-së, Vazhdon konflikti për Rabiotin

Delo.autor

GURI LUAN VETËM 12 MINUTA/ Skuadra e tij turpërohet nga Club Brugge

Isa.Autor

Leave a Comment