Futboll Seria A Sport

Skuadra e Serisë A shkarkon trajnerin pas humbjes së fundit në kampionat

Humbja e djeshme në javën e 35-të të Serisë A ndaj Romës me rezultatin 4-1, në stadiumin “Olimpico”, ka qenë fatale për trajnerin e Chievo Verona, Rolando Maran, që sot paradite është shkarkuar nga detyra. Vendin e tij te skuadra e Chievo e ka zënë Lorenzo D’Anna, trajneri i ekipit të të rinjve, që do të marrë nga dita e nesërme detyrën, duke nisur punën. Maran, në 10 javët e fundit ka arritur 1 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.

Chievo është në zonën e ftohtë, në përpjekje për t’i mbijetuar rënies nga kategoria, 2 pikë larg Spal, që aktualisht është e treta nga fundi. Maran u emërua trajneri i Chievo më 19 tetor të vitit 2014 dhe pasi arriti të shpëtojë skuadrën nga rënia me 5 javë më herët, në maj të 2015-ës firmosi një kontratë 3-vjeçare. Ai arriti të shpëtojë nga rënia skuadrën edhe dy sezone të tjera, pa vuajtur shumë, por tashmë erdhi shkarkimi i papritur.

Drejtuesit e klubit italian vendosën të ndryshojnë staf për të evituar ndonjë surprizë në 3 javët e mbetura, në mënyrë që skuadra e Chievo t’i shpëtojë edhe këtë sezon nga rënia nga kategoria.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Penallti dhe karton i kuq, Batha rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

REALI E BËN BALTË/ Madrilenët turpërohen nga Alavesh dhe vendosin REKORD NEGATIV

Isa.Autor

PAS MEDALJEVE VJEN TRAJNIMI/ Unioni Europian i Xhudos me elozhe për ish-kampionen kosovare

Delo.autor

Leave a Comment