Futboll Premier League Sport

Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të supersfidës angleze

Manchester United dhe Arsenal do të përballen me njëra tjetrën në javën e 36-të në Ligën Premier.Djajtë e Kuq thuajse kanë siguruar Ligën e Kampionëve dhe do t’i mjaftonte fitorja e sotme për ta bërë një gjë të tillë edhe matematikisht.

Arsenali si gjysmëfinalist të Ligës së Evropës do të futën në këtë ndeshje pa ndonjë presion të madh pasi mendjen e kanë tek ndeshja e dytë me Atletico Madrid.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ këtë edicion, ishin Djajtë e Kuq që kishin triumfuar me rezultat 1-3.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pushuar disa nga titullarët duke i ruajtur për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Formacionet e mundshme:

Man UTD: De Gea, Valencia, Smalling, Jones, Young, Matic, Herrera, Pogba,Lingard, Sanchez, Lukaku.

Arsenal: Cech, Chambers, Mustafi, Holding, Kolasinac, Xhaka, Wilshere, Willock, Iwobi, Welbeck, Aubameyang.

Related posts

E PAPRITUR/ Gatuzo zhgënjen presidentin e Napolit, në skenë del një kandidat për ta zëvendësuar

Delo.autor

DHUNA NË PEQIN/ Disiplina me dorë të hekurt ndaj Shkumbinit dhe përjashton përjetë…

Delo.autor

Liverpool-West Ham shënohet goli i dytë në frymën e fundit të pjesës së parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment