Futboll Sport

E pabesueshme: Tifozi hipën në vinç për të parë një ndeshje të Kategorisë së Parë, anulohet ndeshja!

Ndeshja AF Dinamo-Pogradeci është anuluar, për një arsyeje të veçantë. Ka ndodhur edhe herë të tjera, por arsyet kanë qenë të tjera, zakonisht për shkak të reshjeve, ose në ndonjë rast nuk është luajtur sepse nuk është paraqitur kundërshtari. Këtë herë ndodh për një tjetër arsye. Në kompleksin “Dinamo” , ku edhe do të ndërtohet ambientet e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithçka është kthyer në një kantier ndërtimi.

Në një vinç kullë që është montuar aty, paraditen e sotme ka hipur një burrë, i cili qëndron lart dhe kjo ka bërë që zona të rrethohet nga forca të shumta policore, për të tentuar personin mbi vinç që të mos hidhet. Ambulanca dhe zjarrfikësja nuk mungojnë, ndërkohë që zyrtari i FSHF-së, duke parë situatën rreth e rrotull, por edhe duke vlerësuar gjendjen e lojtarëve të rinj, që po u binte të shihnin nj situatë të tillë, kanë vendosur ta anulojnë ndeshjen dhe ajo do të zhvillohet në një datë tjetër.

Related posts

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

“NUK KEMI ZGJIDHJE TJETËR VEÇ FITORES”/ Puja: Me Dinamon, ndeshja më vendimtare e sezonit për Egnatian

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana prezanton mbrojtësin që vjen nga Kategoria e Parë

Delo.autor

Leave a Comment