Futboll Sport

Jo vetëm duel mes dy skuadrave, në Korçë sot luhet dhe për një tjetër çmim

Supersfida e javës së 31-të të kampionatit mes Skënderbeut dhe Kukësit që do të luhet sot në orën 19:00 pritet të krijojë një atmosferë të veçantë e cila do jetë ndër të veçantat për shkak se Skënderbeu është shumë pranë “vijës” së finishit. Në rast se korçarët ia dalin ndaj kampionëve, shpallen kampionë matematikisht.

Por ky nuk është titulli i vetëm, pasi protagonistë në fushë do të jenë dy golashënuesit më të mirë të kampionatit. Sindrit Guri për Kukësin që ka shënuar 15 gola deri tani dhe Ali Sowe për Skënderbeun që ka gjetur portën 14 herë këtë sezon.

Të dy sulmuesit do jenë në “luftë” me njëri-tjetrin sot pasi, një gol i vetëm i shënuar nga njëri prej lojtarëvenë fjalë mund të jetë deçizim për fitimin e Këpucës së Artë.

Related posts

FIFA shpall kandidaturat për Kupën e Botës 2026

Sadik.Autor

ZYRTARE/ “Mbreti Klaudio u kthye”, Ranieri prezantohet në klubin ku u bë i famshëm

F.autor

Marçelo Lipi kujton vitin 2006: Më kërcënoi të më vriste në Kupën e Botës nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment