Futboll Ligue 1 Sport

Neymar kërcënohet nga tifozët e PSG-së

Ndërsa nga Brazili vjen lajmi se Nejmar është gati të rikthehet në Francë për riaftësimin pas dëmtimit në këmbën e djathtë, një komunikatë e “Collectif Ultras Paris” (grupi i tifozëve ultras të PSG-së) sulmon brazilianin.

“Pas peripecive të menaxhimit të dëmtimit jashtë qytetit tonë dhe sjelljeve të vazhdueshme të parespektueshme, që shumëfishohen ndaj tifozëve si në fushë ashtu edhe në rrjetet sociale, ne kërkojmë nga ana e futbollistëve tanë pak më shumë respekt për ne dhe institucionit që përfaqëson klubi i Parisit.

Ne do të vazhdojmë të mbetemi mbështetësit tuaj të parë, por nuk do rrimë duarkryq nëse nderi i klubit tonë do të shkelet. Durimi i popullit kuqeblu është në limite. Para Parisi!”, shkruhet në komunikatën e tyre, e cila shigjeton yllin që po mendon të largohet në fund të sezonit.

Related posts

ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

Delo.autor

Finalja e madhe, Madrilenve u mohoet një gol ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

FLET MESFUSHORI FRANCEZ/ Pogba: Nuk më duhet shiriti i kapitenit, një lider nuk është dikush që…

Isa.Autor

Leave a Comment