Futboll Ligue 1

PSG merr vendimin e çuditshëm, monitorim me GPS lojtarëve që të mos shtojnë peshë

 Periudha e festave të fundivitit duket sikur ka vendosur një rregull të pashkruar, ku shumë futbollistë rrezikojnë të humbasin formën e tyre fizike duke shtuar në peshë, e të kthehen në klubet respektive me disa kilogramë më shumë.
Por ky nuk duket se do të jetë rasti i lojtarëve të PSG, pasi klubi i sheikut Al khelaifi ka marrë masat që të mos ketë surpiza të tilla të pakëndshme. Klubi  i Parisit ka vendosur të monitorojë lojtarët në mënyrë konstante dhe, ashtu siç raporton e përditshmja franceze “Le Parisien”, i ka pajisur të gjithë ata me disa jelekë që kanë të inkorporuar një GPS që regjistron gjithë aktivitetin e kryer në mënyrë që të kontrollojnë nëse ata kanë respektuar regjimin e stërvitor që i është shpërndarë secilit.
Të gjithë lojtarët e Parisit parashikohet të marrin disa ditë pushime, tre ose katër të tilla e pak më shumë për ata që do të udhëtojnë drejt destinacioneve më të largëta, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithmonë duke përmbushur planin e përsonalizuar stërvitor.
Kujdes të veçantë duhet të kenë me ushqimin, pasi PSG ka vendosur se lojtarëve u lejohet që të peshojnë vetëm një kilogam më shumë kur ata t’i rikthehen rutinës në datën 2 janar.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani gjen trajnerin e ri, ish-juventini projektohet në vendin e Piolit

Delo.autor

GARAZHI I HYSAJT KUSHTON 900 MIJË EURO/ Lluksi i futbollistit shqiptar tërheq vëmendjen e mediave italiane

F.autor

ITALIA NË FESTË/ 17 vite pritje, Serie A me 3 ekipe në çerekfinalet e Champions

F.autor

Leave a Comment