Futboll Sport

Klubi i Bundesligës ndjek në stadium sulmuesin shkodran që po shkëlqen në futbollin shqiptar

Kukësi do ta ketë shumë të vështirë që të mbajë Sindrit Gurin edhe për një tjetër sezon, pasi ofertat në drejtim të 24-vjeçarit nuk kanë munguar nga jashtë vendit, por presidenti Gjici ka kërkuar 1 milion euro nga shitja e kartonit të tij. Dje në takimin ndaj Skënderbeut, ku Guri shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ishin të paktën pesë menaxherë të ndryshëm në Korçë për të parë futbollistin. Skuadra gjermane e Werder Bremen, që është pjesë e Bundesligës gjithashtu ka shprehur interesimin për futbollistin dhe ka pasur përfaqësuesin e saj në shkallët e tribunës. Nuk kanë munduar skautët e belgëve të St.Truiden dhe anglezëve të Sheffield Wednesday, por edhe të një klubi austriak.

Dhe Guri me golin e realizuar ka treguar para syve të menaxherëve se mund të luajë në çdo kampionat të huaj ku mund të transferohet. Bisedimet mes Kukësit dhe klubeve të mësipërme mund të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme dhe do të shihet nëse klubi do të pranojë më pak se 1 milion euro për kartonin e sulmuesit. Presidenti Gjici mund të përfshijë në klauzolën e tij edhe një pjesë të kartonit në rast se futbollistit transferohet në një tjetër skuadër jashtë vendit. Kjo ka qenë një nga kërkesat që ka bllokuar bisedimet me disa prej ekipeve të interesuar për sulmuesin.

Rreth një javë më parë, klubi ka mbyllur përfundimisht bisedimet me klubin nga Koreja e Jugut, Gaungan që ofroi deri ne 800 mijë euro për të marrë lojtarin, por dëshira e shkodranit ka qenë vendimtare, pasi ai e ka shprehur edhe publikisht se kërkon të luajë në një kampionat Europian, por preferon Austrinë. Guri ka arritur të shënojë 16-të gola në këtë sezon futbollistik me Kukësin dhe është në garë me Souen për të fituar “Këpucën e Artë” në këtë sezon futbollistik që sipas të gjitha gjasave do t’ia dalë.

Related posts

18-VJEÇARI MAGJEPS STAFIN TEKNIK/ Real Madrid gati të nxjerrë “xhevahirin” e ri… (FOTO)

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT/ Tifozët futen në shtëpinë e Valverdes, i lënë këtë shënim

F.autor

E gjithë policia në këmbë/ Njoftim i rëndësishëm në prag të ndeshjes së Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment