Futboll Sport

David Villa një goleador i “heshtur”, ja shifra që ka arritur spanjolli

David Villa e ka arritur shifrën e 400 golave në karrierë. Sulmuesi spanjoll shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë për New York City kundër Dallasit të dielën për ta arritur këtë shifër monumentale.

Ky gol ishte i 341-ti për Villën në karrierën e tij për klub, teksa ai i ka shënuar edhe 59 tjera për ekipin kombëtar të Spanjës – që është rekord për La Roja.Villa e nisi karrierën profesionale me Sporting Gijon, para se të transferohej në Zaragoza, Valencia, Barcelonë dhe Atletico Madrid.

Në vitin 2015, Villa u largua nga Spanja për ta vazhduar karrierën në Major League Soccer në SHBA, ku nënshkroi për New York City.

Deri në fund të ndeshjes kundër Dallas, Villa shënoi edhe një herë, duke e çuar në 401 numrin e golave të përgjithshme të shënuara në karrierë.

Related posts

E TRISHTË/ Fitoi një titull kampion me Partizanin, ndahet nga jeta ish-futbollisti i të kuqve

F.autor

E BUJSHME/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e Hysajt, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

AUSTRI/ Hamdi Salihi REFUZON rikthimin te SV Ried

Sadik.Autor

Leave a Comment