Futboll Ligue 1 Sport

Cavani: Nuk e dija që po thyeja rekordin e sulmuesit suedez

Edinson Cavani tha se nuk kishte dijeni për rekordin e tij të ri, pasi e kapërceu ish-shokun e ekipit, Zlatan Ibrahimovic, në listat e golave ​​të PSG. Cavani rrumbullakosi 115 gola me kampionët francezë, pasi shënoi dy herë në barazimin 2-2 të së dielës, kundër Guingamp.

Sulmuesi uruguajan shkoi në këtë ndeshje në kuota të barabarta me Ibrahimovic, nga 113 gola, përpara se të realizojë dopietë dhe ta kapërcejë yllin suedez. “Nuk e dija se kisha vendosur një rekord të ri, por jam i lumtur që kam shkruar një histori pak më shumë me këtë fanellë”, – tha Cavani për “Canal +”.

Cavani e shpëtoi PSG në Paris, pasi klubi kryeqytetas francez ra ndjeshëm 2-0 përballë Guingamp. PSG po humiste me dy gola deri në momentin kur kishin mbetur 15 minuta lojë, derisa Cavani shndërroi në gol një penallti, para se të shënonte golin e barazimit shtatë minuta më vonë.

Duke folur për të ardhmen e vet, Cavani nënvizoi: “Unë jam nën kontratë me PSG-në, jam shumë i mirë këtu. Jam krenar që jam këtu, shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë, e cila filloi pesë vite më parë”.

Cavani, gjithashtu, falënderoi trajnerin Unai Emery, i cili do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit: “Unë e përgëzoj trajnerin. Ai ka dhënë gjithçka, në çdo ditë të vetme. I uroj më të mirën në karrierën e tij”.

Related posts

U PËRBALLËN PËR TROFEUN “JOHAN GASPER”/ Arsenal nis negociatat me “Katalanasit” për lojtarin…

Delo.autor

“AI DO TË JETË NJË TRANJER INTERESTANT…”/ Rumenige gjen “pasardhësin” e Flikut: Ruaj akoma raporte të mira me të

Delo.autor

Hidhet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Q.Autor

Leave a Comment