Futboll Kombëtarja Sport

Shqipëria, dy ndeshje miqësore me Kosovën. Trajneri Memushaj zbulon listën

Kombëtarja U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës së kësaj grup-moshe. Këto ballafaqime vëllazërore do të zhvillohen më 3 maj, ora 16:00, në “Elbasan Arena”, dhe më 5 maj, në “Loro Boriçi”, ora 12:00. Memushaj për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2003-2004, ku 16 prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga liga dhe kampionate të tjerë.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp të organizuar në FSHF, trajneri kuqezi u shpreh: “Dy miqësoret me Kosovën do të jenë teste, që na shërbejnë për të zgjedhur lojtarët më të mirë dhe që do t’i shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen. E theksoj, janë teste mjaft të rëndësishme. Kam qenë gjithë kohën koherent me kampionatin vendas, por edhe atë jashtë.

Kjo moshë është pak delikate, pasi çdo lojtar pëson ndryshme të shpejta, sepse është në fazë rritjeje. Sipas një programi të organizuar nga FSHF, në muajin shtator dhe tetor do të kemi edhe dy ndeshje të tjera miqësore ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi“.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Related posts

KUR BOTA E KRIMIT DHE SPORTIT “BËHEN NJË”/ Nga Armir Grima tek Elis Guri. Njihuni me KATËR sportistët që “devijuan”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 1-1

Delo.autor

KAOS TEK INTERI/ Pas barazimit me Torinon, DËNOHET ASHPËR ky SUPER lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment