Futboll La Liga Sport

Bayern te porta, por Realin e shqetëson klubi i madh anglez

Gjigantët e La Liga-s janë përgatitur në maksimun për merkaton e verës, edhe pse në garë për disa lojtarë që synojnë është futur edhe rivali i tyre, Barcelona. Neymar, Mohamed Salah dhe Harry Kane, janë tre emrat e pikasur nga Real Madrid për merkaton e ardhshme. Madrilenët janë prirur për të afruar edhe një portier të ri, pasi Keylor Navas nuk konsiderohet mjafueshëm i mirë për Zidane. Numri një i portës së Manchester United, David de Gea vazhdon të mbetet objektivi kryesor për “Los Blancos”, por nëse nuk arrihet marrëveshja për transferimin e spanjollit në “Santiago Bernabeu”, atëherë “asi” nën mëngë mbetet gardiani i Chelseas, Thibaut Courtois.

De Gea ishte shumë pranë kalimit në Madrid, në verën e 2015-ës por në minutat e fundit të merkatos diçka u kris mes palëve dhe nuk u arrit akordi. Lojtari vazhdon të jetë titullar me “Djajtë e kuq”, me të cilët ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin që vjen. Sipas mediave spanjolle, Reali është i sigurt që këtë merkato do të sjellë në Bernabeu, yllin e kombëtares iberike. Nga ana tjetër “Don Balon”, shkruan se rivalët evropainë të PSG-së janë gati që të konkurrojnë madrilenët për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit.

Kampionët e Ligue 1, janë futur në garë për të marrë një portier të ri, pasi duan t’a ndërtojnë skuadrën e tyre me një yll në portë, pas zhgënjimit që kaluan në Champions. Më tej, media në fjalë shkruan se, gjigantët francezë janë admirues të mëdhenj të spanjollit dhe janë të gatshëm të paguajnë gjithçka për të bindur lojtarin që të bëhet pjesë e projektit tyre në Paris. De Gea është i fokusuar totalisht tek kombëtarja e tij Spanja, me të cilën do të luajë në Botërorin “Rusi 2018”, ndaj Reli dhe PSG duhet të lëvizin shpejt për të siguruar më parë marrëveshjen me lojtarin. Megjithatë, “lufta” për të marrë shërbimet e tij do të jetë e madhe, pasi United dhe Mourinho nuk do ta lejojnë që të largohet aq lehtë. 27-vjeçari ka pasur rol kryesor në shumë prej fitoreve që “Djajtë e kuq” kanë siguruar këtë sezon në kampionat dhe Champions, përjashto eliminimi nga Sevilla.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllet turi i parë, njihuni me çiftet e fazës tjetër

Delo.autor

“GODITJA” NË MERKATO/ PSG e gjen në Angli pasuesin e Neymar

Delo.autor

FORMULA 1/ Ricciardo fiton garën e Montekarlos, në podium edhe Vettel e Hamilton

Sadik.Autor

Leave a Comment