Futboll Seria A Sport

Nga Diego te Giovanni, titujt e Juves kalojnë nga golat e familjes Simeone

Nga 5 maj 2002 në 29 pril 2018. Kur shënon një Simeone, Juventus fiton titullin. 16 vite më parë, bardhezinjtë kanë falënderuar babanë Diego për fitoren e titullit, këtë vit shpresojnë të bëjnë të njëjtën gjë me djalin e tij, Givanni.

Në atë Lazio-Inter, që është bërë pjesë e historisë tashmë, “Cholo” realizoi golin e 3-2-it, duke dërguar në delir bardhezinjtë e Lippi-t, të cilët fituan kundër Udinese-s dhe parakaluan zikaltrit në javën e fundit të kampionatit.

Skenarët kanë qenë të ndryshëm këtë vit, edhe për sa i takon javëve të mbetura në kampionat, por historia ka qenë e njëjtë në javën e fundit. Juventus-i i Allegri-t ka përmbysur Inter-in të shtunën në mbrëmje dhe është kthyer katër pikë larg Napoli-t në renditje falë tre golave që Simeone Jr. ka shënuar kundër “axurrëve”.

Titulli nuk është akoma i sigurt për bardhezinjtë, por tregolëshi i Givanni-t i ka dhënë një avantazh shumë të rëndësishëm torinezëve kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundit. dhe ka nga ata që pyesin veten nëse klubi bardhezi do t’i dedikojë një yll në stadium familjes Simeone.

Related posts

Zyrtare/ Manchester United nënshkruan me Diogo Dalot

Sadik.Autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Ylli i Real Madridit: Zidane nuk u largua kurrë nga klubi, e la rrugën…

Delo.autor

PAS AVENTURËS SË HUAZIMIT TEK CHELSEA/ Klub i madh nga Spanja telefonon Higuain, gati oferta…

Delo.autor

Leave a Comment