Futboll Sport

Irritohet FSHF-ja: Ja si i përgjigjet klubit që e akuzon drejtpërdrejtë këtë institucion

Federata Shqiptare e Futbollit reagon kundrejt klubit të Partizanit. FSHF-ja u është përgjigjur me të njëjtën monedhë të kuqve. Akuzat e tyre se FSHF ndikon në ndeshjet dhe rezultatet e ekipeve me përzgjedhjen e gjyqtarëve nuk janë anashkaluar nga Institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë.

Deklarata – “Duke marrë shkas edhe nga qëndrimi i fundit zyrtar i klubit të futbollit Partizani për ndeshjen e fundjavës në Lushnje, FSHF shpreh keqardhjen e saj për gjuhën vulgare të përdorur, dhe krejtësisht jo fair. Dështimet e sezonit të një skuadre, apo një tjetre nuk mund ti faturohen kurrsesi FSHF-së. Duke qenë se aludohet, dhe shpesh prodhohet alibia që FSHF dirigjon pengimin e Partizanit në arritjen e objektivave të tij, atëherë në suksesin e pesë ndeshjeve radhazi të klubit Partizani para pak javësh, FSHF paska qenë faktor? Këto janë thjesht paragjykime emotive në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Përveç arbitrit në fushë, ndeshjen e gjykon edhe publiku si një futbolldashës, dhe jo në pozitat e një tifozi të sëmurë. Ndaj ne e ftojmë atë (publikun) të shohë takimin e Lushnjes ndaj Partizanit për gjithçka dha ajo ndeshje në fushë, nga ana e të dyja skuadrave, përpara se të gjendet një armik për mosarritjen e objektivit. Çdo rezultat është pjesë e lojës, dhe produkt i përgatitjes dhe performancës, si edhe pashmangshmërisht, edhe fatit për secilën skuadër. Ky është një moment që kërkon më shumë gjakftohtësi dhe përqëndrim në realizimin e objektivave finalë të të gjithë aktorëve të garës. Kjo shërben shumë më tepër, sesa një recetë gjaknxehtësie”, – shkruhet në deklaratën e FSHF-së.

Related posts

REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Sulmuesi i Napolit “tërbon” drejtuesit. Ja festa sekrete për ditëlindje (VIDEO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Spikat derbi i Shqipërisë, zbulohet axhenda e javës së 16-të

Delo.autor

“MU RIKTHYEN FANTAZMAT BENEVENTO-MILAN”/ Gattuso: Ka njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës…

Delo.autor

Leave a Comment