Futboll Sport

”Feniksi” i Parmës dhe Lucarelli-t, një përrallë e bukur e futbollit modern (VIDEO)

“Do të qëndroj deri në fund. Nëse do të vdesim, vdesim të gjithë. Jam gati të mbaj shiritin edhe në serinë D”, – shprehej me dhimbje dhe me forcë të madhe kapiteni i Parmës, Alessandro Lucarelli, në vitin 2015. Parma e tij ishte në vendin e fundit dhe kishte prerë biletën për të rënë në Seria B, por rënia në një ligë më poshtë ishte si një “qershi mbi tortë”. Ekipi kishte 22.5 milionë euro borxhe të mbartura dhe askush nuk merrte përsipër t’i paguante. Parma, Parma e madhe rrezikonte falimentin dhe ashtu ndodhi.
Skuadra italiane falimentoi duke u fshirë një histori e madhe me një të rënë lapsit në futbollin italian. Një ngjarje e dhimbshme për të gjithë, pasi ekipit iu hoq emri, trofetë dhe do ta niste aventurën e nga militantët, Seria D. Praktikisht, emilianët ishin në ferr. Kjo nuk i bëri të dorëzoheshin, pasi me kapitenin Lucarelli si një pikë mbështetëse, “feniksi” i italianëve nisi nga Seria D.

Një vit qëndruan në Serinë D, aty ku Parma pati shumë peripeci mes një buxheti të vogël, një ekipi për t’u rindërtuar dhe me një dhimbje të madhe: Seria A, ishte shumë larg. Presidenti i ekipit, Nevio Skala së bashku me kapitenin gjetën forcë dhe arritën të nisnin ringritjen e tyre me një vit fantastik, pa asnjë humbje. Seria D u mbyll me 85 pikë, në 35 ndeshje, 25 fitore dhe 10 barazime.

Kalimi në futbollin profesionist, atë të Serisë C nuk ishte shumë i lehtë. Ekipi nuk gjeti shtytjen e duhur dhe nuk arriti të ngjitej direkt në Seria B. Parma u bë ekipi i 4-ët që ngjitej në Seria B, pasi i duhej të luante finalen e “play-off”-it në Lega Pro kundër Alesandrias. Skuadra emiliane fitoi me rezultatin 2-0. Një fitore e madhe, e luajtur në Fierence, me një stadium të tejmbushur me 16.400 mijë tifozë. Liderët e ekipit Alessandro Lucarelli dhe Emanuele Calaiò ishin aty duke festuar së bashku me tifozët. Mbrojtësi me shiritin e kapitenit dhe sulmuesi veteran. Kur anija mbytet vetëm kapitenët nuk e braktisin, Lucareli është heroi i futbollit modern. Ai pranoi të luante me ekipin dhe në Seria D.

Seria B është etapa e fundit e një rrugëtimi mes “flakësh” për Parmën. Skuadra emiliane po garon fort dhe në këtë kampionat. Thinjat e kapitenit Alessandro Lucarelli  janë më të dukshme dhe mundimi i një premtimi që duhet të mbajë e rëndon shumë mbi shpatulla. Mbrojtësi ka festuar 40 vjetorin e tij dhe nuk ka ndërmend të ndalet deri në momentin që të shohë Parmën në Seria A. Përralla e bukur e emilianëve mund të mbyllet këtë sezon dhe më në fund mund të marrin frymë, pasi ekipi i tyre momentalisht ndodhet në vendin e dytë të Seria B-së.

Ekipi i Parmës ka 63 pikë, po aq sa skuadra e vendit të 3-të Palermo, por ka një golavarazh më të mirë. “Play-off”-i është i siguruar, por Parma synon që të arrijë ngjitjen direkte. 4 ndeshje na ndajnë nga fundi i Seria B-së dhe shorti është i favorshëm për ekipin emilian. Në Itali kanë kryqëzuar gishtat që Parma të ngjitet në Seria A, pasi kapiteni Lucareli e meriton më shumë se kushdo tjetër. Ai tashmë gjen në skuadër dhe djalin e tij 17-vjeçar, çfarë historie. Ngjitja në elitën e futbollit italian do të ishte përfundimi i një përralle që ja vlen të lexohet në çdo kohe. Vitin e ardhshëm, nuk do të jenë në fushë Crespo, Asprilia, Bufon, Turam, Canavaro & Co… Por, mjafton kapiteni Lucarelli, ai qe nuk e braktisi anijen edhe kur ekipi emialin po merrte fatin e Titanikut.

Related posts

Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin

Sadik.Autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Pozitivë e të dëmtuar, disa nga tenistët “big” rrezikojnë “Grand Slam”

Delo.autor

DY SEANCA NË DITË, ASNJË PUSHIM/ Pique “rebelohet” ndaj trajnerit të ri

Delo.autor

Leave a Comment