Futboll La Liga Sport

Reali nuk ndalet/ Ofron 300 milionë për Salah, Alisson e Lewandowski

Salah, Alisson dhe Lewandowski – janë objektiv të Realit për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Don Balon, Real Madridi ka bërë gati 300 milionë euro për tre lojtarë, të cilët do të tentojë t’i transferojë gjatë verës në “Santiago Bernabeu”.

Objektivi i parë është anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, që shihet si zëvendësues i mundshëm i Gareth Bale, krejtësisht jashtë formë dhe duket se po luan sezonin e fundit me fanellën e bardhë.

Zinedine Zidane ka humbur durimin edhe në Karim Benzeman dhe po kërkon për një sulmues. Më së shumti po diskutohet për transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit.

Kurse pritet të ketë ndryshime edhe në portë. Keylor Navas nuk ka bindur këtë sezon dhe Zidane po mendon ta zëvendësojë atë me sensacionin e Romës, brazilianin, Alisson Becker.

Related posts

Pjesa e parë/ Norvegjia na dominoi, Shqipëria nuk funksionon

Sadik.Autor

E huazuan nga Leicester/ Fenerbache bën prezantimin më të SHUMTUAR në histori

Isa.Autor

Derby County skuadra me sezonin më të dobët në historinë e Premierë Ligës

Sadik.Autor

Leave a Comment