Futboll Seria A Sport

Milan u kthye te fitorja, por Gattuso tani kërkon hakmarrje ndaj…

Dje Milan ka arritur që të bëjë një hap të rëndësishëm në fushën e Bologna-s duke triumfuar 2-1. Kuqezinjtë janë rikthyer te fitorja pas gjashtë javësh pa sukses. Gennaro Gattuso është gjysmë i kënaqur, pasi jo çdo gjë ka funksionuar mirë. Sot, në mikrofonat e Milan TV, trajneri kuqezi ka folur kështu.

Për përgjigjen e skuadrës – “Përgjigjja ka ardhur, por nuk ishte një ndeshje e lehtë, duke parë që kaluam një javë me pak më tepër tension dhe pas një ndeshjeje jo entuziazmuese si ajo kundër Benevento-s. Në 30 minutat e para në të gjitha repartet pati ritëm të dobët. Por, ne bëmë shumë mirë në 15 minutat e para të fundit të pjesës së parë dhe në nisje të pjesës së dytë. Patëm shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam. Shqetësimi më i madh i imi është se e lejuam Bologna-n që të kthehet në lojë, duke i dhënë shumë mundësi shënimi”.

Për golat e mesfushorëve – “Nuk është një çështje nëse Bonaventura është kryegolashënuesi jonë. Shqetësim të madh përbëjnë rastet që nuk shfrytëzohen nga Suso dhe Patrick Cutrone, por e rëndësishme që të arrijmë të kuptojmë se si mund të ndëshkojmë një kundërshtar. Kemi qenë të zotët pas golave dhe ndërhyrjeve të mesfushorëve”.

Mbi Milan – Verona – “Në ndeshjen e shkuar ne u ndëshkuam nga një gol në minutën e 95 kundër Benevento-s. Më pas ne u ndëshkuam rëndë nga Verona që na bëri tre gola. Stimuj kemi pasur në mënyrë të mjaftueshme, si për atë që jemi duke luajtur dhe për çështjen e hakmarrjes, për mënyrën se si na mundën. Duhet që të rifitojmë energjitë dhe të mendojmë se kur kemi humbur një ndeshje të atillë si ishte ndërgjegjja jonë”, tha Gennaro Gattuso për ndeshjen e radhës, duke iu bazuar takimit të shkuar ku Verona i turpëroi me tre gola.

Related posts

MBROJTJE “BARELINË”/ Konte do ndihmë nga Shkriniar. Trajneri studion planin për prapavijën

Delo.autor

ARSENAL-WOLVES/ Ndizet sfida në “Emirates”, realizohen 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Rugani me fat, një gazetare seksi në krah të tij (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment