Futboll Premier League

Mourinho befason pas barazimit: Jam i lumtur me karakterin e lojtarëve të mi

Jose Mourinho thotë se është shumë i lumtur me karakterin e futbollistëve të tij pas barazimit 2:2 me Burnleyn

Manchester United ka barazuar 2:2 me Burnleyn në kuadër të Premierligës, barazim ky i dyti më radhë në tre ditë.

Pas ndeshjes Mourinho tha se ishte shumë e vështirë pas 0:2 në pjesën e parë, por në fund tha se lojtarët treguan karakter.

“Pas 0:2 u bënë gjërat shumë më të vështira. Unë dua që lojtarët e mijë të besojnë në vetvete dhe në mua. Por, unë jam i lumtur me karakterin e tyre”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Pas xhiros së 20, Unitedi renditet në vendin e dytë më 43 pikë, 12 më pak se sa Manchester City në vendin e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Juventusit i buzëqesh fati, Reali dhe Liverpuli me misione të vështira. Ja të gjitha çiftet

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Kolumbia udhëheq kundër Polonisë (VIDEO)

Isa.Autor

“Gazzetta”: Deulofeu, shumë afër transferimit te Roma

Q.Autor

Leave a Comment