Futboll Sport

Nuk marrin pagat prej 10 muajsh, futbollistët e Vllaznia B protestojnë para bashkisë së Shkodrës

SHKODER- Futbollistët e “Vllaznia B” kanë zhvilluar një protesë paraditen e sotme, për shkak se kanë10 paga që nuk i kanë marre nga Bashkia Shkodër. Ata kanë luajtur pothuajse gjate gjithë sezonit pa u paguar.Pasi kanë bojkotuar stërvitjen ditën e sotme, ata kanë dalë në protestë duke kërkuar që t’i jepen pagat që meritojnë.

“Do të bojkotojmë ndeshjen më të rëndësishme që është këtë javë me Tërbunin në Shkodër në rast se drejtuesit nuk na gjejnë një zgjidhje. Kemi një vit qe nuk paguhemi dhe nuk është normale. Kemi kërkuar disa herë nga drejtuesit, por na kanë thënë se s’ka fonde. Ne në çdo ndeshje kemi shkuar me shpenzimet tona. Drejtuesit kanë 3 ditë afat.

Ose të na japin pagat ose bojkotojmë ndeshjen”, thonë lojtarët e “Vllaznia B”, ekip që luan në Kategorinë e Parë. Tashmë është në diskutim mbijetesa e tyre në këtë kategori, pasi janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

Related posts

MBETET ME PIKË TË PLOTA/ “Të Kuqtë” mposhtin Burnleyn me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

“TË ARDHMEN TIME E VENDOS KLUBI”/ Franck Kessie tregon: Jam gati ta mbyll karrierën tek

Delo.autor

E BUJSHME/ Kontaktohet menaxheri dhe personat pranë trajnerit të njohur, Juventusi përgatitet nëse Sarri dështon

Delo.autor

Leave a Comment