Futboll Premier League Sport

PORTIERI LUAN SI MESFUSHOR/ Ederson shënon dopietë dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Pas Manuel Nojerit, konsiderohet një nga portierët më të mirë në lojën me këmbë. Ederson Moraesh, portieri brazilian i Sitit, e ka pranuar gjithnjë se ëndërron që një ditë Guardiola ta rreshtojë në mesfushë, atje ku ai ka luajtur shpesh me ekipin e moshave të Benfikës kur luzitanët kishin mungesa.

Dhe nga një miqësore bamirësie zhvilluar në Brazil, gjatë së cilës luante edhe shoku i skuadrës, Gabriel Zhezus, ai ka realizuar ëndrrën e tij, duke lënë shenjën e tij me dy gola të shënuar në barazimin 5-5.

Ederson, i cili mbante numrin 10 të skuadrës së qytetit të tij të lindjes, shënoi me një penallti në pjesën e parë, përpara se të “poshtëronte” portierin në golin e dytë.

Related posts

Largimi i Massimo Oddo dhe mundësia e rikthimit të Andrea Stramaccioni në krye të Udineses

Sadik.Autor

INTER-TORINO/ Falë gabimit të Sanchez, Zaza zhbllokon sfidën ndaj “Zikaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS KA NEVOJË PËR PARA/ Shet Chiesa-n për të arritur te Kessie dhe Lindstrom

F.autor

Leave a Comment