Futboll Premier League Sport

Tifozët e Arsenalit nuk ju besojnë syve: A është ky vërtetë, trajneri i tyre i ri?

Arsenal me një kandidat të ri në postin e trajnerit. Nuk është as Allegri, as Ancelotti, as Luis Enrique, pasuesi i Arsene Wenger te Arsenali, por një emër surprizë.

Bëhet fjalë për boshnjakun Zeljko Buvac, ish ndihmësi i Klopp, që vetëm dje zyrtarizoi largimin nga Liverpooli, për arsye enigmatike.Fillimisht u fol se Buvac la ‘The Reds’ për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tij me teknikun gjerman Klopp, por mediat boshnjake hodhën dritë mbi një tjetër shkak.

Sipas tyre, 56-vjeçarit i është ofruar stoli i Arsenalit dhe madje mes palëve është arritur akordi, ndaj Buvac do të nisë nga Londra karrierën e tij si trajner i parë.Trajneri boshnjak është miku më i ngushtë i trajnerit të “të kuqve”, Jurgen Klopp dhe mendohet se është pikërisht ai arkitekti i “gegenpressing”-ut të famshëm që aplikon strategu gjerman, transmeton “SS”.

Klopp e ka konsideruar gjithmonë mikun e tij Zeljko Buvac si trurin e stafit teknik, vndërsa të dy bashkë kanë punuar për 7 vite te Mainzi, 7 te Borusia e Dortmundit dhe prej 2015-ës te Liverpooli.

Related posts

HABITENI ME UANDA-IKARDI? Mos shkojmë kaq larg, rasti identik nga Lara Gut-Behrami

Delo.autor

Nga finalja e 1984 tek forma super e klubit roma, ja sekretet e Liverpool-Roma (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS DËNIMIT NGA FEDERATA ITALIANE/ FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola, ja sa dënohet

Delo.autor

Leave a Comment