Boks Sport

Fury: Nuk rikthehem për parà, por për të rimarrë titujt kampionë

Boksieri britanik Tyson Fury, i ftuar sot në mediat e vendit të tij, ka konfirmuar edhe një herë objektivin e tij, se ka vendosur për t’u rikthyer në ring jo për famë apo për parà, por se është i bindur se mund të rimarrë sërish titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Dhe, mbi të gjitha, se është në gjendje të duelojë dhe të mposhtë kampionin aktual të kësaj kategorie, patriotin e tij Anthony Joshua. Fury, që mori titujt pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Wladimir Klitschko, i humbi trofetë pasi dështoi dy herë të zhvillojë revanshin për shkak të dëmtimeve dhe më pas doli pozitiv me kokainë, duke humbur edhe licensën për boksim.

Sigurisht që mund ta mposht Joshua, ndryshe nuk jam sërish këtu. Nëse nuk do ta besoja do të isha ende me pushime në Spanjë dhe mbipeshë. Unë beoj se i kam të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të fituar sërish titujt kampionë bote. Kam një aftësi të lindur për të boksuar. Joshua është një boksier i fortë dhe i fuqishëm, ka mësuar shumë, por ai nuk e ka këtë talent të lindur si unë. Jam krenar për çfarë ai ka arritur, ka fituar shumë dhe është frymëzim për brezin e ri. Por në fron do të rikthehem unë. Të gjithë e dinë se kush është kampioni real i peshave të rënda në boks. Unë nuk i kam humbur titujt”, u shpreh Tyson Fury, 25 fitore e asnjë humbje si profesionist.

Related posts

E PAPRITUR/ Shtanget Milan në momentin më të mirë, titullari mendon të kthehet në Gjermani

Delo.autor

U DËMTUAN NË SFIDËN ME LIVERPULIN/ Dy titullarët e rëndësishëm të Interit rrezikojnë duelin ndaj Torinos

F.autor

STADIUMI PLOT PËR INTERIN NDESHJEN E RADHËS/ Ndeshje speciale dhe për “Inter Club Albania”

Isa.Autor

Leave a Comment