Futboll Ligue 1 Sport

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Jese Rodriguez do të rikthehet te Paris Saint Germain verën e ardhshme. Lajmin e ka bërë zyrtar klubi aktual i sulmuesit spanjoll, Stoke City, me anglezët që kanë vendosur të mos aplikojnë të drejtën e blerjes që kanë për lojtarin, kjo edhe për faktin se Stoke City është shumë pranë rrëzimit në Championship pasi dy javë para fundit të Premier Leagues pozicionohet në vendin e parafundit.

Përsa i përket Jese Rodriguez i cili këtë sezon ka luajtur në formë huazimi te Stoke nga PSG, për momentin lojtari është i dëmtuar ndërkohë që me skuadrën angleze në këtë sezon ka zhvilluar në total 10 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Një ecuri jo shumë pozitive kjo për një futbollist i cili ka luajtur edhe me Realin e Madridit dhe për të blerë kartonin e tij nga Los Blancos, PSG shpenzoi 25 milionë euro.

Related posts

PSG MBROHET NGA REALI/ Përgatit ofertën faraonike për Mbappe

Delo.autor

PAS 4 NDESHJEVE PEZULLIM NGA UEFA/ Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A

F.autor

NUK U LARGUA NGA “CAMP NOU”/ Messi vuan në Barcelonë, FOTOT që tregojnë shumë

Delo.autor

Leave a Comment