Champions League Futboll Sport UEFA

Rummenigge: E vetmja gjë e trishtueshme është se nuk…

2-2 në gjysmëfinalen e kthimit, pas rezultatit 1-2 në sfidën e parë të këtij raundi të Ligës së Kampionëve dhe Real Madridi e sheh veten në finale. Bayerjn Munich, jo pa zhgënjim, ka parë t’i shuhet ëndrra për tripletën sezonale. Pas kësaj klasikeje të Europës, të gjithë ishin në një mendje: Megjithatë, Bayerni ka bërë një paraqitje të madhe. Shefi i bordit drejtues të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, u përkul para ekipit të tij në fjalimin e banketit, në hotelin “VP Plaza España Design”.

Ai tha: “Ne kemi parë ndeshjen më të mirë në Ligën e Kampionëve, të cilën e kam përjetuar në pesë vitet e fundit me Bayern Munich. Të gjithë pajtohemi se kemi pasur ekipin më të mirë në prag të ndeshjes dhe Real Madridi aktualisht është numri një në renditjen e UEFA-s. Ne kemi bërë një paraqitje të madhe, të mbushur me luftë sportive, pasion të pabesueshëm dhe guxim.

E vetmja gjë e trishtueshme është se nuk arritëm t’i përkthejmë këto në kualifikim. Kemi barazuar 2-2 në Madrid, falë një pune të shkëlqyeshme. Kjo ishte reklama më e mirë për futbollin. Mendoj se jo vetëm dashamirësit e Bayernit, por e gjithë Gjermania, e gjithë bota e futbollit, duhet të na shohë me respekt, të lavdërojnë të madhin Jupp Heynckes”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kur mbahet dueli mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis (FOTO)

Delo.autor

I KA DHËNË FITOREN E KUPËS SË ITALISË ME TRIPLETË/ Juventusi rikujton legjendën shqiptar Riza Lushta (FOTO)

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë/ Roma në avantazh ndaj Inter, por shihni statistikat e ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment