Futboll Seria A Sport

Juventusi po konsideron rikthimin e Ancelotit në krye të stolit “Bardhezi”

Juventusi thuhet se po konsideron një kthim për Carlo Ancelottin, nëse Massimiliano Allegri largohet në  fund të këtij sezoni.

Bardhezinjtë mund të fitojnë titullin kampion  pasi janë katër pikë larg Napoliit në krye të Serie A me tre ndeshje të mbetura dhe përballen me Milanin në finalen e Kupës së Italisë javën e ardhshme.

Sidoqoftë, ka pasur sugjerime që Allegri mund të largohet këtë verë, me Arsenalin e shpallur si një destinacion të mundshëm.

Sipas Tuttomercatoweb, Traineri do të takojë drejtuesin e përgjithshëm Giuseppe Marotta dhe drejtorin sportiv Fabio Paratici në një të ardhmen e afërt për të diskutuar mbi situatën .

Raportohet se presidenti Andrea Agnelli dëshiron të sjellë Ancelotti përsëri në Torino.

Anceloti e ka drejtuar dhe me herët Juventusin në sezonet 1999-2001.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

STATISTIKAT/ Askush si ai 4 vitet e fundit, një 34-vjeçar lë prapa Mesin dhe De Bryjnen për rolin e “playmakerit”

Delo.autor

ZYRTARE/Juventusi i beson ende, rinovon deri më 2021 me mesfushorin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment