Futboll Seria A Sport

David Luiz te Napoli nëse rikthehet trajneri Benitez

David Luiz mund të arratiset nga Chelsea në fund të sezonit dhe nëse Rafa Benitez rikthehet në stolin e italianëve ai do ta marrë me vete edhe qendërmbrojtësin brazilian.

31-vjeçari nuk ak luajtur thuajse fare te Chelsea këtë sezon pasi marrëdhënia e tij me Antonio Conte nuk ka qenë e mirë.

Dhe, megjithëse italiani me shumë mundësi do të largohet për vete nga Stamford Bridge, Luiz mund të bëjë të njëjtën gjë për t’u ribashkuar me një tjetër ish-trajner të Bluve.

Benitez, i cili ka nxjerrë më të mirën e ish-mbrojtësit të PSG gjatë gjashtë muajve te Chelsea, është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Mauricio Sarri-n në verë.

Nëse Sarri do të zgjidhte të shkonte te Chelsea në fund të sezonit, ai do të merrte me vete edhe Kalidou Koulibaly, i cili ka qenë një kolos në prapavijën e Napolit këtë sezon.

Dhe presidenti De Laurentiis e ka identifikuar Luiz si pasardhësin e denjë të afrikanit.

Benitez ka bërë mrekullinë te Newcastke këtë sezon, duke mbajtur ekipin në Premier League megjithëse buxheti i klubit ishte jo-ekzistent.

Related posts

EUROPA LIGË/ Ndeshjet gjysmëfinale premtojnë spektakël, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

FOTOGALERIA E “LA GAZZETTA DELLO SPORT”/ Ja 5 stadiumet që po shkruajnë të ardhmen, mes tyre edhe “Air Albania Stadium”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Standard, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment