Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Bonucci kërkon Zaza, por Gattuso e mendon ndryshe…

Kapiteni i Milan, Leonardo Bonucci, nuk e ka fshehur faktin se pret që klubi të marrë një tjetër sulmues në sezonin e ardhshëm, me synimin për të kërkuar titullin kampion që i mungon klubit që nga viti 2011.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Tuttosport”, Bonucci ka kërkuar nga drejtuesit që të marrin Simone Zaza nga Valencia, duke qenë se kosto e transferimit nuk është shumë e lartë.

Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli e kishin vënë Zaza mes objektive të merkatos edhe në verën e ardhshme, por më pas morën Nicola Kalinic dhe Andre Silva.

Ndërkohë, ndryshe nga Bonucci, Gattuso ka kërkuar golashënuesin e Roma, Edin Dzeko. Ai e konsideron ish-sulmuesin e Wolfsburg dhe City si njeriun e duhur për ta çuar topin në rrjetë, problemi më i madh që ka pasur Milan në këtë sezon.

Related posts

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga Roberto Carlos tek Del Piero, ja si parashikojnë ndeshjen legjendat

Delo.autor

Nuk pësoi gola, Etrit Berisha falënderon mbrojtësit

Q.Autor

FORMULA 1/ Gara e Spanjës nis me një super aksident (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment