Futboll Sport

Mici mungon këtë javë, Daja e zëvendëson me të “harruarin”

Skënderbeu vijon me përgatitjet për ndeshjen e kësaj jave kundër Laçit. Korçarët udhëtojnë në një fushë që historikisht ka paraqitur vështirësi për ta. Në një ndeshje të tillë për korçarët mungon një lojtar i rëndësishëm si Gledi Mici.

Mbrojtësi i majtë ka plotësuar numrin e kartonave dhe në këtë mënyrë do jetë i pezulluar për këtë ndeshje.Ilir Daja duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal për ish-mbrojtësin e Kukësit. Ai do jetë Leonit Abazi. Kosovari duket se tashmë ka lënë pas problemet dhe kalvarin e dëmtimeve që e kanë shoqëruar prej disa kohësh dhe është i gatshëm për ‘ujqërit e dëborës’.

Abazi ka qenë një nga shpresat më të mëdha të ekipit të Skënderbeut, por dëmtimet kanë qenë ata që kanë penalizuar mëngjërashin, por tashmë shansi për të treguar vlerat e tij ka ardhur sërish.

Related posts

“DRIDHET” INTERI/ Abramoviç zbarkon në Milano për Romelu Lukakun. Marota ka gati…

Delo.autor

Juventus mendon për Wilshere, një goditje me kosto zero

Q.Autor

Mario Balotelli merr shembull nga Escobar!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment