Sport Të tjera

Nadal thumbon Federer: Nuk luan në fushat me dhè, pasi ka frikë nga humbjet

Pas fitoreve në Montekarlo dhe Barcelona, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fluturuar për në Madrid, ku do të kërkojë trofeun e radhës. Në kryeqytetin spanjoll, Nadal është përballur 3 herë me Roger Federer, ku në vitin 2009 ka fituar zvicerani dhe në dy vitet pasardhës ka triumfuar spanjolli. Nadal ka dhënë opinionin e tij në lidhje me mungesën e rivalit zviceran në turnetë e fushave me dhè, për të dytin vit me radhë.

“E kuptoj vendimin e tij. Të luash në fushat me dhè kërkon një sforco më të madhe dhe ndoshta Federer nuk dëshiron që të humbasë dhe të ketë një vijueshmëri fitoresh në karrierën e tij. Besoj se këto dy faktorë kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij. Duhet respektuar ky vendim dhe për sa kohë funksionin, ai ka të drejtë të veprojë si të dojë”, u shpreh Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll është ende në krye të renditjes botërore dhe Roger Federer e ndjek në vendin e dytë, duke treguar se pavarësisht moshës janë ende më të mirët. “Nuk jemi të vjetër për sa kohë fitojmë edhe pse një ditë do të tërhiqemi dhe ata do të fitojnë. Një gjeneratë do të tërhiqet dhe një tjetër do të vijë. Ne kemi fituar gjithçka dhe pas disa kohësh do të jenë të tjerët që do të triumfojnë”, tha tenisti spanjoll Nadal.

Related posts

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

KUSHTON 2.3 MILIONË EURO/ Ish-lojtari i Manchester United nxjerr shtëpinë e tij në shitje, brenda ka pishinë dhe berber personal (FOTO)

Delo.autor

Shkodran Mustafi me falënderim të veçantë për Arsene Wengerin

Sadik.Autor

Leave a Comment