Futboll Sport

Sindrit Guri zbulon të ardhmen/ Ja ku do të luaj sezonin e ardhshëm…

Sindrit Guri është pa dyshim lojtari i momentit në Superiore, jo vetëm se kryeson listën e shënuesve më të mirë të saj, por edhe për formën e shkëlqyer që po kalon. Është faktor kryesor në ecurinë e Kukësit të trajnerit Pakult dhe një e ardhme e ndritur e pret.

Ofertat për të kanë qenë të shumta dhe presidenti Safet Gjici po fërkon duart, sepse do të fitojë financiarisht. Ku do të luajë Guri sezonin e ri? Është vetë sulmuesi shkodran, i cili e zbulon: “Po, ka pasur shumë ofertë për mua në këtë periudhë nga ekipe të huaja, por unë e kam bërë zgjedhjen time. Besoj se sezonin e ardhshëm do të luajë në Belgjikë”.

Pas Kristal Abazaj, një tjetër talent i futbollit shqiptar zgjedh të shkojë në Belgjikë, por emri i ekipit nuk është zbuluar ende. Destinacioni më i mundshëm është Genti, por duhet pritur për të mësuar diçka më shumë. Ndikim në këtë lëvizje pa dyshim që ka menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti, i cili pak kohë më parë transferoi Abazajn tek Anderlehti.

Për Gurin ka pasur interes edhe nga disa skuadra të njohura europiane, veçanërisht nga Austria, ku lojtari është sugjeruar nga trajneri Pakult. Tani mbetet që vetëm të zyrtarizohet emri i ekipit të ri të Gurit në Belgjikë.

Related posts

A MUND TË FRYMËZOHEN NGA INTERI I 2010?/ Ja përgjigjia e Spallettit, para Barçës

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ EIBARIT/ Valverde: Coutinho, Messi dhe e ardhmja

Delo.autor

BOTËRORI/ Mbappe i thur lavde Hakimit pasi eliminimit të Marokut: Ke bërë histori!

F.autor

Leave a Comment