Futboll Ligue 1 Sport

Operohet Verratti, mbyllet këtu sezoni për italianin e PSG-së

Mesfushori i PSG, Marco Verratti, është operuar në “adductors” për të zgjidhur një problem fizik, që e ka torturuar atë për një kohë të gjatë. Ishte klubi francez, që e njoftoi këtë gjë përmes një deklarate. “Verratti u operua sot në Paris për “adductor” e tij nga dr.Reboul, – shkroi klubi në “Twitter”.

– Ndërhyrja kirurgjikale kaloi në mënyrë të përkryer. Data u zgjodh për ta lejuar Verratti që ta rifillojë sezonin 2018-2019 në kushtet më të mira”. Lojtari i kombëtares italiane (25 vjeç, 25 paraqitje me fanellën axurre) e ka përfunduar sezonin aktual, paraprakisht. Në këtë pikë të gjërave, mesfushori duhet, gjithashtu, të mos jetë pjesë e miqësoreve të ardhshme të kombëtares.

Related posts

“BOMBA” NGA SPANJA/ Setien largohet para ndeshjes me Napolin, yjet e Barcelonës duan legjendën e skuadrës si trajner

Delo.autor

PRAPASKENAT ICARDI-PSG/ Klauzola anti-Juventus, ja shifra që përfitojnë “Zikaltërit” nëse arrihet akordi

Delo.autor

PRITET RIKTHIMI I BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Ja detajet e marrëveshjes mes Neymar dhe Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment