Champions League Sport

Nuk kishte ndodhur më parë: Një këngëtare shqiptare do të këndoj në finale e Champions League

Finalja e madhe e Champions League është një nga evenimentet më të shumëpritura nga të gjithë njerëzit nëpër botë. Këtë vit ndeshja e rëndësishme midis dy skuadrave finalist, Real Madrit dhe Liverpool do të mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Por si asnjëherë më parë në këtë ndeshje do të jetë prezente dhe një shqiptare. Sipas spotit më të fundit të publikuar nga faqja zyrtare e Champions League, në ceremoninë hapëse të finales në 8 maj do të performojë këngëtarja me origjinë Shqiptare, Dua Lipa.

Dua, aktualisht është duke korrur një suskes shumë të madh në tregun ndërkombëtarë dhe 2018 mund të quhet me plot gojën viti i saj. Ndërkohë që bashkëpunimi më i fundit me Calvin Harris është kthyer në një super hit.

 

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR” E VERËS/ 80 milionë euro + Varane, Real Madrid ka gati super ofertën

Delo.autor

Pordenone “tallet” me të mëdhenjtë e Serie A, ja fushata që ka nisur (FOTO)

Sadik.Autor

LAJME TË MIRA NGA DE LIGT/ Ja kur Juventus mund të “përqafojë” sërish mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment