Bundesliga Futboll Sport

I kërcënohet karriera: Dëmtimi i Vidalit ishte më i rrezikshëm se sa ishte imagjinuar

Ekipi kombëtar i Kilit ka humbur Kupën e Botës në Rusi dhe në këtë mënyrë 30-vjeçari të mund të rikuperohet i qetë gjatë verës. Gjithsesi dëmtimi i tij ka ngritur disa pikëpyetje për drejtuesit e Bayern. E ardhmja i tij me bavarezët duket se nuk është e sigurt. Kontrata e tij vazhdon deri në vitin 2019, por gjithnjë është folur për një largim të mundshëm të kilianit nga Mynihu.

Para së gjitha Chelsea ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të “Zonjës së Vjetër”. Megjithatë, një angazhim i një lojtari të dëmtuar në këtë shkallë nuk duket i mundshëm, të paktën për momentin. Ndoshta Vidal do të qëndrojë të jetë pjesë e Bayern edhe për sezonin e ardhshëm, por ai e di se e ardhmja e tij nuk është më në “Allianz Arena”. Gjithsesi në këtë moment mesfushori mendon vetëm për rikuperimin e tij dhe pasi të jetë i gatshëm për të luajtur do të diskutojë me drejtuesit e Bayern, nëse qëndron apo do të largohet.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si një burrë lakuriq futet në fushë gjatë ndeshjes Granada-Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ZVICRA/ “Erë e mbarë” për Shaqirin, Liverpool ndryshon mendje

Delo.autor

ZBULON NJË TJETËR EMËR VIP-I SHQIPTAR/ Pjesë e kastit të aktorëve të filmit të Bes Kallakut futbollisti i Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment