Futboll La Liga Sport

Real Madrid gjen portierin, do të shpenzojë 100 milionë euro

Portieri i Manchester United, David de Gea, do të transferohet te Real Madrid. Sipas “Diario Gol”, pas kundërshtimit të hapur, Jose Mourinho është dorëzuar dhe do të humbasë portierin spanjoll, teksa “Los Blancos” kanë bërë gati një çek prej 100 milionë eurosh.

De Gea konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë, por jo vetëm kaq, në pesë vitet e tij në “Old Trafford”, numri 1 është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit për Manchester United në katër sezone.

Pavarësisht nga ndeshja e mirë e Keylor Navas në gjysmëfinalen e kthimit kundër Bayren Munich, blerja e një portieri të madh është prioriteti kryesor i Florentino Perez, që pas disa vitesh kursimi në merkato ka bërë gati shpenzimin prej 100 milionë eurosh.

27-vjeçari De Gea është gjithashtu i preferuari i trajneri Zidane. Transferimi i tij do të kryhet pas Kupës së Botës.

Related posts

PSE U SHKARKUA NAGELSMANN? Në 7 ditë “avullojnë” dy objektiva

F.autor

KJO NUK PRITEJ/ Eriksen transferohet te REALI? Mesfushori jep përgjigjen e tij

Isa.Autor

Real Madrid ‘spastron’ skuadrën për t’i bërë vend Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment