Futboll Sport

Luftëtari përballë Kamzës, për herë të parë pa Abazajn

Autori i 12 golave këtë kampionat ka qenë rregullisht në fushë në 31 javët e luajtura, madje për koiçidencë ka ardhur nga stoli një herë të vetme, pikërisht ndaj Kamzës në shtëpi, kur Luftëtari u mund 1-2. Pjesa tjetër e ndeshjeve kanë parë Abazajn të aktivizohet si titullar i padiskutueshëm, duke marrë dhe statusin e yllit te skuadrës.

Sigurisht që kjo është një mungesë e rëndësishme por timonieri i zikaltërve mund të buzëqeshë për faktin që me grupin ka edhe rikthime. Vasil Shkurtaj ka lënë pas dëmtimin e pësuar që nga transferta e fazës së 3-të me Flamurtarin dhe tashmë është gati të japë ndihmën e tij për Luftëtarin në konfirmimin e vendit të 3-të.

Prezenca e tij në fushë që nga minuta e parë nuk vihet në diskutim, për më tepër që duhet mbuluar boshllëku i krijuar nga skualifikimi i Abazajt. Lajm tjetër i mirë është edhe rikuperimi i plotë i kapitenit Orjad Beqiri, i cili është i gatshëm të rikthehet në pozicionin e tij, edhe pse Oltion Rapa ka bërë paraqitje të shkëlqyera në mungesë të kapitenit.

Related posts

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

BALLIU “FIK” BARCELONËN/ Xavi e bën dramë: E papranueshme

F.autor

Verrati paralajmëron PSG: Liverpool nuk është si kampionati francez, ata janë më të…

Isa.Autor

Leave a Comment