Boks Sport

Bellew-Haye nisin para kohe revanshin, sherr gjatë konferencës për shtyp

Konferenca për shtyp mes dy boksierëve britanikë të peshave të rënda Tony Bellew dhe David Haye zhvilluar sot pasdite në Londër, dy ditë para përballjes që ata do të zhvillojnë në stadiumin “O2 Arena”, ka përfunduar me një incident.

Në momentin që dy boksierët kanë shkuar ballë për ballë (face to face), kanë shtyrë me duar njëri-tjetrin, duke patur një përplasje fizike. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që kanë ndarë dy sportistët, që duket se do të dhurojnë spektakël në ring ditën e shtunë.

Gjithçka dukej se po mbyllej mirë, por në momentet e fundit boksierët kanë përdorur duart për t’u kacafytur mes tyre. Tension që ka konfirmuar se mes dy boksierëve nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë.

Bellew ka fituar me “KO teknik” sfidën e parë mes tyre zhvilluar para një viti, ndërkohë që më 5 maj do të zhvillohet revanshi. Të dy boksierët kanë deklaruar se synojnë fitoren në këtë sfidë dhe kanë kërcënuar rivalin se do ta mundin me “KO”, ndaj të shtunën pritet një përballje e fortë mes dy boksierëve britanikë.

Related posts

GRUSHTA dhe KACAFYTJE/ Lojtari KROAT MASAKRON kundërshtarin SERB (VIDEO)

Isa.Autor

Sa i varur është Brazili nga Neymar dhe humbja 7-1? Tite zbërthehet para Botërorit

Sadik.Autor

Anna Chernova, tifozja seksi e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment