Europa League Futboll Sport

Europa League/ Simeone përzgjedh sfiduesit, Wenger do lavdinë. Formacionet zyrtare

ATLETICO MADRID – Diego Simeone ka bërë vetëm një ndryshim të detyruar në formacion, pasi Vrsaljko u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Londër. Vendin e tij pritet që ta zërë Thomas Partey, i cili plotëson katërshen e prapavijës me Gimenez, Godin dhe Lucas Hernandez. Oblak në portë është i padiskutueshëm, kurse në qendër të mesfushës Godin do të ketë në krah Saul Nigez. Diego Costa dhe Griezmann në sulm do të kenë mbështetjen e Koke dhe Vitolo nga krahët.

ARSENAL – Arsene Wenger kërkon të largohet me lavdi nga Arsenal-i dhe dëshira është që të sigurojë kualfikimin në finalen e Europa League dhe më pas ta fitojë këtë trofe, që do e dërgonte skuadrën londineze në Champions League. Barazimi 1-1 në shtëpi nuk është se i favorizon “Topçinjtë”, që kanë rikuperuar për ndeshjen e sotme armenin Mkhitaryan, i cili së bashku më Ozil dhe Lacazette do të formojnë tredhëmbëshin e sulmit dhe do të kenë si detyrë të çojnë skuadrën tyre të goli.

EUROPA LEAGUE – GJYSMËFINALET (KTHIM)

Stadiumi “Wanda Metropolitano”, Madrid

ATLETICO MADRID – ARSENAL (1-1)

Formacionet zyrtare:

Atletico Madrid: 

Arsenal: Ospina, Bellerin, Koscielny, Mustafi, Monreal, Ramsey, Wilshere, Xhaka. Özil, Lacazette, Welbeck

Related posts

Befason Inzaghi: Sezon për kornizë, mëkat që nuk jemi në Champions

Sadik.Autor

A DO TA MBAJË DOT? Neymar zbulon premtimin e madh, që i ka bërë Buffonit

Delo.autor

MODRIC NUK MBAN SEKRETE/ Ja ku do të luaj në sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment