Europa League Futboll Sport

Pjesa e parë/ Marseille mbron rezultatin, Salzburg i vendosur për finalen

Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë e sfidës së kthimit për llogari të Europa League “Red Bull Arena” mes Salzburg-ut dhe Olympique de Marseille. Francezët kanë mbrojtur me fanatizëm rezultatin, pasi në ndeshjen e parë në fushën e tyre kanë fituar 2-0, ndërkohë që sot po luajnë mjaft mirë në mbrojtje dhe hera herës kanë kërkuar që të gjejnë golin e avantazhit nëpërmjet kundërsulmit.

Duke iu referuar fitores 4-1 që Salzburg bëri kundër Lazio-s, tifozët mbrëmjen e sotme kanë pritur pothuajse të njëjtën grintë. Loja ka qenë e fortë dhe me raste nga ana e vendësve, të cilët kanë kërkuar të gjejnë kuadratin, por në 45 minutat e para çdo gjë ka qenë e vështirë.

Francezët nuk janë treguar të dorëzuar në fushë apo të bëjnë vetëm mbrojtje të rezultatit. Ata kanë dalur haour në lojë dhe kanë krijuar rastet e tyre për të shënuar, por kundërshtari vendës është treguar i vendosur për t’i shkuar deri në fund kualifikimit.

Rastet e drejtpërdrejta në kuadrat kanë munguar, ku në 45 minuta lojë nuk kanë prodhuar ndonjë gjuajtje për t’u mbajtur mend në portat respektive. Megjithatë, rezultati deri më tani iu jep shpresë kualifikimi marsejezëve, të cilët takimin e parë e kanë fituar 2-0 në fushën e tyre.

Salzburg – Marseille 0-0

Salzburg: Walke, Ulmer, Lainer, Ramalho, Ćaleta-Car, Berisha, Schlager, Samassekou, Haidara, Gulbrandsen, Dabour. Trajner:M.Rose

Marseille: Pelé, Rami, Amavi, Payet, Luiz Gustavo, Sarr, Ocampos, Sanson, Lopez, Germain, Thauvin. Trajner: R.Garcia

Gjyqtar: Sergei Karasev (Rusi)
Kartonë të verdhrë: 
Sarr 35’, Lopez 40’

Related posts

Roma në sulm për mbrojtësin e Manchester United

Q.Autor

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment