Futboll Sport

Rrëfehet Zhupa: Doja të tërhiqesha, por s’heq dorë nga ëndrra

Nis sot pasdite edicioni i 101-të i Xhiros së Italisë në çiklizëm, ku pjesëmarrës është edhe çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që për të katërtën herë në karrierën e tij merr pjesë në këtë turne. Paraqitjet e çiklistit që garon me skuadrën e Willier Triestina-Selle Italia, do të tentojë një rezultat më të mirë këtë sezon, por në një deklaratë që ka bërë në afqen e tij zyrtare, Shupa rëfen se për të nuk ka qenë aspak e lehtë pjesëmarrja.

“Rugëtimi im këtë vit ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Ka patur periudha kur dëshiroja që të hiqja dorë nga gjithçka, të hiqja dorë nga ëndrra ime, por ja ku jam sot këtu, në startin e Xhiros së Italisë, për të katërtën herë në karrierën time. Sepse jeta është një ëndërr për të gjithë dhe unë nuk dua të heq dorë nga ëndrrat”, shkruan Eugert Zhupa, çiklisti i vetëm shqiptar që ka arritur të garojë në një event kaq të rëndësishëm si Xhiro e Italisë.

Related posts

Katër supersfida në Serie A/ Ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë mbrëmjen e sotme

Isa.Autor

MË TË MIRËT E VITIT NGA UEFA/ Messi në garë me ‘yjet’ e City-t, Guardiola sfidohet nga dy italianë

F.autor

ZYRTARE/ Po zhvillon paraqitje pozitive, ish-mbrojtësi i Skënderbeut rinovon kontratën me klubin e njohur

Delo.autor

Leave a Comment