Futboll Seria A Sport

Sulmoi arbitrin Skomina, Presidenti i Romës procedohet nga UEFA

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit në UEFA ka nisur procedimin ndaj presidentit të Romës, James Pallotta, për sjelle të pahijshme në përfundimit të gjysmëfinales së kthimit të Championsit ndaj Liverpoolit.

Në përfundim të kësaj ndeshjeje Pallotta shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.

Klubi roman duhet të përgjigjet edhe për ndezjen e flakadanëve, organizim të dobët të ndeshjes dhe vendosjen e tifozëve në vendet ku nuk lejohet. Të gjitha vendimet për këto çështje do të merren më 31 maj.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia favorite ndaj Ukrainës, rivalitet i ashpër në Çeki-Danimarkë

Delo.autor

NUK PO GJEN HAPSIRË TEK MILANI/ “Bomberi” Polak e errëson, Cutrone merr ofertën e parë

Delo.autor

“FUTBOLLI RREZIKON RECESIONIN”/ Presidenti i FIFA-s: Këto kohë po reflektojmë, mund të shkurtojmë kompeticionet

Delo.autor

Leave a Comment