Futboll Seria A

Milan-Inter/ Analizë dhe Statistika mbi Derbin magjik të Milanos

Derbi i Madoninës,  është një ndeshje futbolli derbi mes dy klubeve të shquara milaneze Inter dhe Milan. Ajo quhet Derby della Madonnina për nder të një prej pamjeve kryesore në qytetin e Milanos, statuja e Virgjëreshës Mari në majë të Duomës, e cila shpesh quhet Madonnina.

Sot kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku ekipi fitues do të ndeshet me Lazion i cili u kualifikua mbrëmjen e djeshme pas fitores 1-0 përballë Fiorentinës.

Milan dhe Inter veçanërisht 5 vitet e fundit kanë pasur një rënie të performancës së tyre në arenën ndërkombëtare duke mos arritur të kualifikohen në Champions League, kompeticion ky, të cilin klubet Italiane e kanë pasur gjithmonë prioritet.

Por pavarësisht kësaj, Derbi i Milanos ka pasur gjithmonë interes për publikun italian dhe jo vetëm. Kjo ndeshje mjaft emocionuese arrin të ndiqet nga qindra milionë shikues në mbarë globin. Mbështetja e të dyja ekipeve nga tifozeritë respektive nuk ka munguar asnjëherë, duke e tejmbushur mitikun ‘San Siro’.

Inter vjen pas 2 humbjeve radhazi në kampionat, pas nisjes fantastike të fillimsezonit, ndeshje kjo e cila pritet të shënojë edhe pikën e kthesës për djemtë e Spalletit në rast fitoreje ndaj kuqezinjve të Milanit.

Po ashtu edhe Milan vjen pas 2 humbjeve radhazi në kampionat, ku pas një merkatoje të bujshme në verë, blerjet e reja nuk po arrijnë të japin rezultatet e pritshme. Pas shkarkimit të Montellas në stolin e kuqezinjve erdhi Gennaro Gattuso, i cili deri në atë kohë kishte drejtimin e Primaverave të Milanit.

STATISTIKAT, DOMINON INTER

Golashënuesi më i mirë: ANDRIY SHEVCENKO

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Icardi “mbron” Sampaoli-n: Dëmtimi më la jashtë kombëtares

Sadik.Autor

Conte përjashton Chelsea nga gara për Alexis Sanchez

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Juventus me “POKER” dhe merr kreun e Grupit H

Delo.autor

Leave a Comment