Futboll Sport

Laçi synon vendin e 4-ët për të “salduar” pjesëmarrjen në Europë

Pasi ka siguruar finalen e Kupës, Laçi synon të marë vendin e 4-ët në klasifikim. Madje dëshira për të arritur këtë objektiv është aq e madhe sa kanë harruar faktin që janë në finalen e një kompeticioni të tillë. Nëse për lojtarët dhe stafin teknik kualifikimi në finalen e Kupës është një arritje e madhe për karrierën e tyre, për drejtuesit e vetmja gjë që vlen është pjesëmarja në Europë.

Nëpërmjet Kupës Europa sigurohet vetëm nëse triumfojnë. Përballë është Skënderbeu një kundërshtar që shihet shumë më lart se çdo ekip tjetër në futbollin shqiptar. Garancitë e një suksesi nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kërkojnë nga skuadra të shkarkojë bateritë në kampionat, për të siguruar vendin e 4-ët. Partizani është vetëm 3 pikë larg dhe deri në fund janë 5 javë për t’u luajtur.

Laçi me vendin e 4-ët siguron matematikisht pjesëmarjen në Europë, pasi edhe nëse humbet finalen e Kupës shkon atje nëpërmjet kampionatit. Për këtë arsye dueli me Skënderbeun shihet si matchpoint në arritjen e këtij objektivi, pjesëmarja në Europa League ediconin e ardhshëm.

Related posts

VLLAZNIA-LAÇI/ Vetëm një mungesë tek “Shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KONTRATAT FARAONIKE NË TRYEZË/ Muçi dhe Kobina, shansi i madh për t’u shitur

Delo.autor

Milan mohon zërat për largimin e Bonuccit, mbrojtësi është i lumtur tek kuqezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment