Futboll Seria A Sport

Revolucion te PSG, përfitojnë skuadrat elitare të Italisë

Paris Saint Germain është gati të bëjë një tjetër revolucion në verë. Lamtumira e Unai Emery është lajmëruar tashmë, me Thomas Tuchel që pritet të marrë vendin e tij në fund të sezonit. Me marrjen e frerëve të skuadrës nga gjermani do të bëhet edhe një revolucion i vogël tekniko-taktik, që mund t’i hapë dyert disa largimeve të rëndësishme nga ekipi.

Largime këto që nuk pritet të dërgojnë shumë para në arkat e klubit, duke parë se pjesa më e madhe e lojtarëve janë vetëm një vit larg skadencës së kontratës ose janë aktivizuar shumë pak. Blerja e Neymar dhe Mbappe ka përmbysur hierarkitë dhe, për këtë arsye, shumë klube të Serie A kanë kthyer sytë nga Parisi.

Kontratat e dy argjentinasve, Angel Di Maria dhe Javier Pastore, skadojnë 30 qershorin e 2019-ës dhe do të sihin përforcime të rëndësishme për çdo klub të Serie A dhe jo vetëm. Inter i ndjek prej kohësh, por nuk do ta ketë të lehtë t’i marrë, për shkak të rrogave të tyre të larta.

Juventus po mban nën vëzhgim Adrien Rabiot, i cili konsiderohet si alternativa e Emre Can, por ka pak mundësi që Al Khelaifi ta lërë të lirë të largohet për një shumë të përballueshme. Më e realizueshme duket marrja e mbrojtësit Thomas Meunier, i cili është ndjekur disa herë nga Juventus vitin e kaluar.

Në fund është Edinson Cavani, i pakënaqur që nga momenti i zbarkimit të Neymar dhe që nuk është aspak kundër kthimit në Itali. Ka një rrogë shumë të lartë, por do të bënte të ëndërronte të çdo tifoz italian. Mos ndoshta është ai sulmuesi për të cilin fliste Mirabelli?

Related posts

GRIEZMANN U ANKUA PËR CILËSINË E FUSHËS/ Lojtari i Hungarisë “thumbon”: Pas ndeshjes e pashë duke…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Dy tenistët nuk i ndal asgjë, luajnë në fushën e përmbytur nga uji (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Pjesa e parë mbyllet me gol të anuluar, Memelli sulmon gjyqtarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment