Formula 1 Sport

Vettel: Raikkonen i nënvlerësuar, është shoku i përkryer i skuadrës

Këtë vit, ndryshe nga sezonit e fundit duket qartë se paraqitja në pistë e pilotit finlandez Kimi Raikkonen është shumë më e mirë, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë shokut të skuadrës Sebastian Vettel. Madje edhe duke qenë para tij në garë apo provat zyrtare. Në një intervistë për “Autosport”, piloti gjerman Vettel shprehet për marrëdhënien që ka me shokun e skuadrës te Ferrari. “Mendoj se të gjithë merren me anën sipërfaqësore të personit, duke parë rezultatin e tij, ndërkohë që është diçka krejt tjetër ta shohësh atë më në brendësi”, tha Vettel.

“Deri më tani, Kimi më ka qëndruar shumë pranë dhe pothuajse në çdo garë ka qenë i shpejtë, sidomos ditën e premte, kur testojmë makinat. Në Baku unë kam patur gjithnjë probleme dhe kur shoh forcën e tij në pistë, them gjithnjë se është një pilot i talentuar, i aftë të zgjidhë problemet”, u shpreh më tej Sebastian Vettel. “Duke parë Kimin në gjithë këto vite, imazhi i tij është kuptuar gabim. Rezultati final është i rëndësishëm, por personat që punojnë në këtë sport e dinë shumë mirë se çfarë pune bëhet deri te fitorja. Nuk ka rëndësi nëse njerëzit mendojnë se je i avashtë, por atë që ne bëjmë”, tha Vettel.

Related posts

PËRFUNDOJNË 18 VITE VUAJTJE/ Alaves i shkakton humbjen e parë Atletiko Madrid në La Liga

Delo.autor

RIKTHEN NETËT MAGJIKE/ Mancini: Diçka e jashtëzakonshme ndodhi në Europian, keqardhja ime e vetme…

Delo.autor

CONTE PLANIFIKON NJË MBROJTJE “VETERANËSH”/ Pas Godin, Inter kërkon të marrë lojtarin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment