Futboll Sport

Formacionet/ Superiorja në fushë, klubet luajnë sezonin

Kategoria Superiore do të luajë sot javën e 32-të të saj, ku disa prej klubeve do të duhet të fitojnë për të realizuar objektivat e sezonit. Takimi më interesant pritet të jetë ai mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku shkodranët luajnë mbijetesën, ndërsa vlonjatët ende nuk janë dorëzuar për një vend në Europë. E njëjta situatë paraqitet edhe në sfidën mes Partizanit dhe Teutës, ndërsa Skënderbeu do të ketë transfertën e vështirë ndaj Laçit. Në rast se arrijnë të fitojnë korçarët mund të sigurojnë titullin kampion. Gjithsesi duhet parë si do të dalë edhe ndeshja që Kukësi do të luajë në shtëpi ndja Lushnjës, nuk parashikohet të ketë shumë histori. Kamza dhe Luftëtari do të kenë gjithashtu një përballje interesante mes tyre, pasi vendasit duan pikë për t’ju larguar fundit dhe miqtë për të mbajtur vendin e tretë. /EDS/

Laçi – Skënderbeu / Ora: 16:00

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Lushkja, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Kukësi – Lushnja / Ora 16:00

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Musolli, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Imami, Ethemi, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, M.Korreshi, Marku, Gava, Taullau, Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Kamza – Luftëtari / Ora 16:00

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zgruo, Arrabal, Malaj, Idrizaj, Mehmeri, Fukui, Raçiç. Trajner: Julian Ahmataj

Luftëtari: Athanasopulos, Rrapa, Jakovljeviç, Beqiri, Demo, Ramadani, Aleksi, Liçaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lila

Partizani – Teuta / ora: 19:00

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Batha, Telushi, Asani, Progni, Bardhi, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Çyrbja, Hila, Alhasan, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentjan Begeja

Flamurtari – Vllaznia / 19:00

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Pollozhani, Sidibe, Useini, Nedjelkoviç, Bushiç, Muarrem. Trajner: Ardi Behari

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid në sulm për Paul Pogba, ideohet shkëmbimi me…

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA SUEDIA/ Dëmtimi i pabesueshëm në botë, gjatë zëvendësimit (VIDEO)

Delo.autor

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Sadik.Autor

Leave a Comment