Moto GP Sport

MOTO GP/ Crutchlow “pole” në pistën e Jerez, zhgënjen sërish Rossi, i dhjeti

Piloti britanik Cal Crutchlow mke LCR Honda ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Jerez, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP. Ashtu si dhe dje, gjatë provave të lira, piloti britanik ishte më i shpejti në pistë, duke ndalur kronometrin në kohën 1’37”53. Në vendin e dytë u rendit Dani Pedrosa me Honda dhe në të tretin Johann Zarco me Monster Yamaha, duke plotësuar kështu vijën e parë të nisjes.

I katërti u rendit Jorge Lorenzo me Ducati, që si rrallëherë arrin të lërë pas shokun e skuadrës Andrea Dovizioso, i teti. Në vendin e pestë u klasifikua kampioni i botës në fuqi Marc Marquez me Honda, ndërsa Valentino Rossi me Yamaha zuri vendin e 10-të, larg kreut, duke lënë pas shokun e skuadrës Maverick Vinales. Gjithsesi, Rossi ishte 6 të dhjetat më i avashtë se Crutchlow, që lë të mendosh se të gjithë pilotët janë pranë njëri-tjetrit në kohë.

Related posts

IU SHKULËN FLOKËT NGA FELLAINI/ Emery gjen FORMULËN: Ai SHPËTON vetëm nëse…

Isa.Autor

JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen

Isa.Autor

“ARRATISJA” E LOJTARIT NË FRANCË/ Douglas Costas dhe takimi me Neymar që ka zemëruar Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment