Futboll Sport

Tension në tribunën VIP, tifozët ofendojnë lojtarët e Kamzës. Plaku: Nuk firmos për barazim (VIDEO)

Sebino Plaku foli për mikrofonin e “Supersport” në një lidhje direkt për emisionin “Gol pas Goli”, ku tregoi për ecurinë te skuadra e Kamzës. Gjatë prononcimit të Plakut, në tribunën VIP ka pasur tension dhe lumë ofendimesh për futbollistët. Edhe pse në kushte të vështira, sulmuesi, i cili do të mungojë për shkak të një dëmtimi, e vazhdoi intervistën duke treguar se skuadra synon vetëm fitoren sot dhe nuk firmos për barazimin.

“Tensioni është shumë i lartë. E kemi ndeshjet shumë të rëndësishme. Kjo është një ndeshje në shtëpi, është përgjegjësi më e madhe. Tifozeria e ndjen më tepër. Rëndesi të veçantë për ndeshjen e radhës. Më vjen shumë keq që nuk do jem. Kisha bërë një sezon pa probleme. Ky dëmtim erdhi pas një kohë të gjatë.

Luftëtari ekip që i ka bërë dëm ekipeve të mëdha. Do të firmosnit për një barazim?

Kemi bërë ndeshje direket me Gjirokastrën e dimë potencialin e tyre. Nuk mund të firmosim për barazim Edhe ne jemi të paparashikueshëm. Kemi fituar me skuadra që nuk pritemi. Jemi 2 ekipe të njëjta që kemi pasur rrugë të gjatë. Kam besim edhe pse jam jashtë fushe. Nuk mund ta pranoj të them që një barazim mund të na kënaqte.

Ka premio për fitoren?

Çdo ndeshje kemi pasur premio. Edhe kjo ndeshje do ketë bonus. Nuk është ky i vetmi motivim. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.  Jemi në gjendjen e duhur. Është momenti më i mirë.

 

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter shpërdoron ndaj Shakhtar, anësori i prish festën Perisic (VIDEO)

Delo.autor

NGA “MATEMATICIEN” TEK TAKTIKAT “AJRORE”/ Ja pse Juventus nuk njeh humbje me trajnerin Sarri

Delo.autor

“TURP AJO QË NDODHI ME MESSIN”/ Mbappe ndez aksin Paris-Madrid: Me Milanin tifoz prej Berlusconit

F.autor

Leave a Comment