Albanian Stars Futboll

Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen

Ergys Kaçe nuk po kalon një periudhë të mirë në Greqi, me ekipin e tij PAOK. Lojtari po bën më shumë se një muaj që nuk grumbullohet për një ndeshje, ndërsa minutat për të në këtë vit kanë qenë shumë të paktë.

Por, sipas mediave greke, për lojtarin ka ardhur oferta e parë. Ekipi i njohur grek, Platanias, kërkon të ketë shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Platanias po kalon gjithashtu një gjendje të keqe, teksa ndodhet në vendin e fundit në kampionatin grek dhe kërkon që të ringrihet.

Nuk dihet cila do të jetë zgjidhja e lojtarit, pasi ai kërkohet edhe nga ekipi qipriot i Apoelit, si dhe nga disa ekipe gjermane.

Related posts

PO SHKËLQEN NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ish-mbrojtësi i Tiranës realizon një SUPER GOL “alla Quaresma” (VIDEO)

Delo.autor

PSG-ja shfaq interes për portierin e Chelsea Thibaut Courtois

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ja prapaskena e largimit të Ashley Young nga Manchester United, donte me çdo kusht…

Delo.autor

Leave a Comment