Futboll Sport

Karrierë e pasur në Shqipëri e jo vetëm, mesfushori i Kamzës zbulon…

Mesfushori i Kamzës, Hair Zeqiri është një nga lojtarët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Vlonjati i cili është aktivizuar me skuadra si Flamurtari dhe Kukësi, ndërkohë që në sezonin 2011-2012 kishtë një eksperiencë në kampionatin turk me skuadrën e Rizespor.

Por pavarësisht karrierës së tij të pasur, i ftuar në emisionin “Diagnozë” nga Freskida Miloti, mesfushori 29 vjeçar veçoi një tjetër moment emocionues nga jeta e tij.

“Momenti më i veçantë gjatë karrierës sime ishte kur një mëngjes, babai im erdhi tek dhoma ime dhe me gazëtën sportive në dorë më pyeste se çfarë ishte kjo. Aty ishte një artikull që duke iu referuar një reviste prestigjoze angleze, theksonte se Hair Zeqiri është mes 75 talentëve më premtues në botë. Atëherë isha shumë i ri, rreth 21 vjeç dhe kjo mbetet momenti më i veçantë, kur u ndjeva më tepër se i vlerësuar.“

Related posts

DEMBELE RREZIKON TË MUNGOJË NË EL CLACO/ Pasi i tha gjyqtarit: “Je shumë i keq”

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Tifozët konsumojnë qofte dhe birra në stadium duke parë ndeshjen (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment