Futboll Seria A Sport

“Burrë m…”, tifozët e Interit këndojnë kore kundër Mark Iulianos (VIDEO)

Kanë kaluar 20 vjet, por faulli i Mark Iulianos ndaj brazilianit Ronaldo në ndeshjen Juventus-Inter të viti 1998-të, është një plagë që interistëve iu dhemb akoma.

Sipas asaj që raporton “fcinter1908”, në ndeshjen e sotme mes Udinezes dhe Interit, shumë tifozë zikatër të pranishëm në “Dacia Arena”, vetëm disa minuta nga fundi i ndeshjes, filluan të këndonin kore kundër ish-lojtarit të Juventusit, Mark Iuliano, i cili në fillim të sezonit drejtoi Partizanin.

“Iuliano, burrë mu..” ishte kori i tifozëve të Interit, të cilët nuk e harrojnë atë episode të mallkuar në vitin 1998-të. Kujtojmë që Mark Iuliano është aktualisht ndihmësi i kroatit Igor Tudor në stolin e Udinezes.

Related posts

UEFA “hap thesin”/ Ja sa do të përfitojë SHQIPËRIA në rast kualifikimi

Isa.Autor

Superkupa e Europës në vitin 2020, UEFA nuk pëlqen “Arenën Kombëtare”

Sadik.Autor

Manchester City e gatshme ta paguaj klauzolën e Inigo Martinez

Q.Autor

Leave a Comment